E Diel, 1 Nëntor 2026

Zjarri i madh në Kalivaç të Lezhës rrezikon shtëpitë, flakët përhapen me shpejtësi

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë zonën e Kalivaçit në Lezhë, duke vënë në rrezik të drejtpërdrejtë zonën e banuar. Flakët janë përhapur me shpejtësi në disa drejtime, të nxitura fort nga era e fortë që po godet territorin.

Situata mbetet e vështirë, ndërsa zjarri vazhdon të zgjerojë perimetrin e tij orë pas ore. Në vendngjarje kanë dalë banorët e zonës, të cilët po bashkëpunojnë me strukturat e emergjencave civile dhe shërbimet zjarrfikëse.

Ekipe të specializuara po punojnë intensivisht për të izoluar flakët dhe për t’i vënë ato nën kontroll, por kushtet e vështira dhe era po e bëjnë operacionin më të komplikuar.

Afërsia e zjarrit me shtëpitë dhe përhapja e shpejtë e tij kanë rritur shqetësimin. Autoritetet theksojnë se situata kërkon ndërhyrje të menjëhershme dhe të koordinuar për të parandaluar dëme të mëdha në zonën e banuar.

/rtsh.al/

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›