E Enjte, 5 Nëntor 2026

Zjarri në Finiq, prefekti i Vlorës për ATSH-në: Zjarrfikësit janë në terren, ndërhyrje edhe nga ajri

TIRANË, 8 gusht/ATSH/ Flakët e zjarrit kanë përfshirë mesditën e sotme Finiqin, ndërkohë që forcat zjarrfikëse ndodhen në terren për shuarjen e tij.

Prefekti i qarkut të Vlorës, Kristaq Kiço tha për ATSH-në se “situata është e vështirë, pasi zjarri në Finiq ka përparuar. Zjarri ka filluar nga pjesa perëndimore e fshatit dhe ka përparuar me një shpejtësi të madhe, i favorizuar nga era që frynte në zonë në ato momente. Janë rrezikuar edhe banesa në fshatin e Finiqit. Njëkohësisht zjarri ka përparuar në drejtim të teatrit antik të Finiqit dhe në drejtim të fshatit të Matomarës dhe fshatit Mavropull ”, tha Kiço.

Prefekti Kiço u shpreh se “në vend kanë shkuar forcat zjarrfikëse të Finiqit dhe janë njoftuar edhe forcat zjarrfikëse të bashkive fqinje të Sarandës dhe Delvinës, Konsipolit, Dropullit dhe Himarës. Zjarri ende nuk është vënë në kontroll”.

Po ashtu prefekti Kiço bëri të ditur se “në këto momente kemi bërë kërkesë pranë Ministrisë së Mbrojtjes për ndërhyrje nga ajri dhe nga informacionet që kam, helikopteri është nisur në drejtim të Finiqit”.

/k.s/r.e/a.f

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›