E Diel, 1 Nëntor 2026

Zjarri në Frrakull, 30 trupa të FA në terren për parandalimin e riaktivizimit

Situata në vatrën zjarrit në Frrakull paraqitet aktualisht e qetë, ndërsa në zonën ku vijon të evidentohen tymra kanë nisur të angazhohen në operim 30 trupa të Forcave të Armatosura.

Pavarësisht qetësimit të situatës, rreziku për riaktivizimin e vatrave të zjarrit mbetet i pranishëm. Zona është e mbuluar me pyll pishe, çka favorizon përhapjen e flakëve në rast të rikthimit të zjarrit.

Forcat e angazhuara do të vijojnë monitorimin dhe ndërhyrjen në terren, me qëllim parandalimin e përhapjes së zjarrit dhe neutralizimin e çdo vatre të mbetur.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›