E Diel, 1 Nëntor 2026

Zjarri në Levan/ Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi ndjek nga afër situatën e krijuar nga flakët në zonë

Gjatë mbrëmjes së sotme, në Levan ka qenë i pranishëm edhe ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, i cili ka ndjekur nga afër situatën e krijuar nga zjarri në zonë.

Ministri është informuar për përhapjen e flakëve, situatën në terren dhe masat e marra nga strukturat e emergjencave për të mbajtur nën kontroll vatrat e zjarrit dhe për të garantuar sigurinë e banorëve.

Pavarësisht se zjarri vijon të jetë aktiv, aktualisht nuk raportohet rrezik për banesat, ndërsa strukturat janë të pozicionuara në terren dhe po monitorojnë situatën./abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›