E Diel, 1 Nëntor 2026

Zjarri në Nikël/ Flakët i afrohen banesave, rrezikohen ish-magazinat dhe depot e ushtrisë

Në disa fshatra të Njësisë Administrative Nikël, situata vijon të mbetet problematike për shkak të përhapjes së zjarrit.

Flakët po avancojnë duke iu afruar banesave, ndërsa rrezikohen edhe ish-magazinat dhe depot e ushtrisë.

Një helikopter po vijon operacionin nga ajri, ndërsa disa mjete zjarrfikëse po punojnë për izolimin e vatrave të zjarrit.

Situata vështirësohet nga erërat e forta, të cilat favorizojnë përhapjen e flakëve drejt zonave të tjera./abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›