Zjarri në Piraj prek dy banesa, ndërhyjnë forcat zjarrfikëse

TIRANË, 1 tetor /ATSH/ Dy banesa dhe një kasolle bagëtish janë përfshirë nga zjarri në zonën e Pirajt, në Lezhë.
Zjarri, me përmasa të mëdha, është regjistruar gjatë orëve të drekës në fshatin Piraj. Era e fortë ka favorizuar përhapjen e flakëve, duke shkaktuar djegien e dy banesave dhe një kasolleje për bagëtitë.
Në vendngjarje ndodhen forca të shumta zjarrfikëse nga Lezha, Vau i Dejës, Kamza dhe Mirdita, të cilat po punojnë për vënien nën kontroll të flakëve dhe për të parandaluar përhapjen e zjarrit drejt banesave të tjera dhe zonave të banuara. Po ashtu dhe forcat e Policisë së Shtetit janë në zonë, për mbarëvajtjen e situatës dhe më pas hetimin e shkaqeve të zjarreve.
Deri tani nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa vijon puna për shuarjen e zjarrit dhe vlerësimin e dëmeve të shkaktuara.
/a.f/r.e/