E Diel, 1 Nëntor 2026

Zjarri në Qafën e Koshovicës, rrezikohet përfshirja e një lokali nga flakët

Një vatër zjarri në Qafën e Koshovicës ka rrezikuar përfshirjen e një lokali nga flakët.

Shërbimet zjarrfikëse kanë ndërhyrë në terren, ndërsa në operacion është angazhuar edhe një prej helikopterëve, me qëllim izolimin e flakëve dhe parandalimin e përhapjes së tyre drejt biznesit.

Forcat në terren vijojnë përpjekjet për të vënë nën kontroll situatën, ndërsa zjarri mbetet aktiv në zonën përreth.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›