E Diel, 1 Nëntor 2026

Zjarri në Rriban të Mallakastrës del jashtë kontrollit, flakët i drejtohen fshatit

Zjarri në masivin pyjor të Rribanit ka dalë sërish jashtë kontrollit, duke iu drejtuar fshatit.

Forcat zjarrikëse të Mallakstrës, Patosit, Roskovecit, Beratit dhe forcat e ushtrisë janë mobilizuar për të vënë nën kontroll flakët.

Sipas autoriteteve, terreni i vështirë, bimësia e dendur, shtrirja e madhe e vatrës dhe intensiteti i flakëve e bëjnë tepër të vështirë ndërhyrjen vetëm me forcat tokësore.

Për këtë arsye, vlerësohet e domosdoshme ndërhyrja nga ajri për izolimin dhe vënien nën kontroll të vatrës së zjarrit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›