E Diel, 1 Nëntor 2026

Zjarri në Tiranë, Balla përgëzon zjarrfikësin Marsel Troshku: Heroi i ditës

TIRANË, 14 prill /ATSH/ Kryetari i grupit parlamentar në Partinë Socialiste, Taulant Balla, e cilësoi zjarrfikësin Marsel Troshku si “heroin e ditës”, pas angazhimit të tij në përballje me flakët në kompleksin e pallateve “Arlis” në Tiranë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Balla shkruan se “sot Marseli e kishte pushim. Në momentin e zjarrit nuk ishte në detyrë. Sapo dëgjoi për zjarrin vrapoi për të ndihmuar shokët në luftë ku thjeshtë mori një helmetë dhe iu fut punës”.

Sakaq zjarri i rënë kompleksin pranë Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” aktualisht është vënë nën kontroll të plotë, por ende nuk është shuar plotësisht.

Në operacionin për përballimin e situatës u angazhuan rreth 70 forca zjarrfikëse me 15 mjete, 50 forca policore, si dhe struktura të tjera mbështetëse, përfshirë urgjencën mjekësore, UKT-në, forcat bashkiake dhe vullnetarë.

Forcat e Armatosura kontribuuan me 44 efektivë, 6 mjete zjarrfikëse, 1 helikopter Cougar, 1 autoambulancë dhe 1 mjet tip Land Rover të pajisur me oksigjen.

/m.q/a.f/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›