E Diel, 1 Nëntor 2026

Zjarri në banesë, policia për tragjedinë në Shkodër: Humb jetën nëna 24-vjeçare dhe dy fëmijët e saj

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mesditën e kësaj të mërkure në fshatin Domen të Shkodrës, ku një banesë është përfshirë nga flakët, duke i marrë jetën një 24-vjeçareje dhe dy fëmijëve të saj të mitur.

Sipas njoftimit paraprak të Policisë, rreth orës 13:10 ka rënë zjarr në banesën në pronësi të shtetasit Blerina Çobaj. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe forcat zjarrfikëse.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se, si pasojë e zjarrit, kanë humbur jetën shtetasja Blerina Çobaj.., 24 vjeçe, si dhe dy fëmijët e saj të mitur, përkatësisht 3 vjeç dhe 1 vjeç e gjysmë.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje të rëndë.

NJOFTIMI I POLICISË

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 13:10, në fshatin Domen, Shkodër, ka rënë zjarr dhe është djegur banesa në pronësi të shtetasit Blerina Çobaj.

Shërbimet e Policisë dhe punonjësit e shërbimit zjarrfikës, pas marrjes së njoftimit, kanë shkuar në vendngjarje.

Nga veprimet e para dyshohet se, si pasojë e zjarrit, kanë humbur jetën shtetasja B. Ç., 24 vjeçe, dhe dy fëmijë të mitur, përkatësisht 3 vjeç dhe 1 vjeç e gjysmë.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›