E Hënë, 2 Nëntor 2026

Zjarri në fabrikë, mijëra euro dëme/ Prishtinë, nuk pati viktima. Dëme të shumta materiale

Sigurimi i kushteve teknike per te punuar ne sektorin e ndertimit ne Kosove eshte ne nivele alarmante.

Edhe mbremjen e se merkures, një punëtor i ketij sektori ka nderruar jete pasi ka rënë nga çatia e ndërtesës ku po punonte.

Për këtë rast, mbikëqyrësi dhe investitori i punimeve janë intervistuar si të dyshuar dhe më pas janë ndaluar për 48 orë.

Policia rajonale e Prizrenit tha se viktima, rreth 40 vjeç ishte nga Drenasi.

Pasi kishte rënë nga lartësia, ai ishte dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Prizrenit, por nuk u mbijetoi plagëve.

Prokurori i Shtetit ka udhëzuar që për këtë rast të iniciohet procedura penale për veprën: “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”.

Përveç rastit në Prizren, në ditët e fundit në Kosovë kanë vdekur pesë persona në vendet e punës, katër prej të cilëve nga aksidentet.

Në Gjakovë, dy persona humbën jetën në të njëjtin kantier ndërtimi.

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës më herët ka shprehur shqetësim, për siç ka thënë, kushtet e rënda me të cilat përballen punëtorët e ndërtimtarisë në punë.

Në Ligjin për siguri dhe shëndet në punë theksohet se siguria, trajnimi i punëtorëve, udhëzimet e duhura për përdorimin dhe mirëmbajtjen e pajisjeve dhe makinerive janë obligime që duhet t’i zbatojë secili punëdhënës për të punësuarit e tij.

Sipas raportit të Inspektoratit të Punës për vitin 2024, vitin që kemi lënë pas janë regjistruar shtatë raste të vdekjeve në vendet e punës./abcnews.al

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›