E Diel, 1 Nëntor 2026

Zjarri në malin e Cerujës në Klos, vijon operacioni nga toka për neutralizimin e flakëve

Një vatër e madhe zjarri po djeg prej ditësh masivin pyjor të malit të Cerujës në Bashkinë e Klosit.

Flakët kanë përshkuar e djegur deri tani disa hektar, ndërsa favorizohen nga era e fortë dhe thatësira.

Forcat e Shërbimit Zjarrfikës, të Shërbimit Pyjor, të administratës së bashkisë Klos vijojnë në terren luftën me flakët për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të vatrës së zjarrit e cila kërcënon malin e Balgjajt, një nga masivet pyjore më të mira të zonës.

Ndërkohë në fshatrat e Ulzës vatrat e zjarrit janë izoluar teksa po mbahen nën mbikqyrje nga autoritetet vendore për shkak se rreziku i riaktivizimit mbetet për arsye të trungjeve të thata që kanë mbetur brenda vatrave të zjarrit në Lundre, Trodhën e Madhesh.

Një vatër zjarri është aktivizuar paraditen e sotme në lagjen “Kuleni” në fshatin Kurdari.

Për shkak të erës së fortë flakët po përhapen me shpejtësi ku dhe rrezikohen banesa.

Zjarrfikësit janë në vendngjarje duke u përballur me flakët.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›