E Diel, 1 Nëntor 2026

Zjarri në pallatin në Tiranë/ Flakët vihen nën kontroll, 11 persona të lënduar në QSUT

Vihen në kontroll flakët në pallatin që u përfshi nga zjarri në zonën e njohur si “Farmacia 10” në kryeqytet. Ndërkaq, 11 të lënduar janë dërguar në QSUT.

Zjarr masiv shkaktoi dëme të mëdha materiale dhe panik tek banorët e kompleksit. Në vendngjarje u angazhuan 8 mjete zjarrfikëse, 2 helikopterë dhe rreth 50 persona te angazhuar, ndërsa operacionit iu bashkuan edhe forcat e policisë, RENEA-s dhe ushtria për evakuimin e banorëve dhe vënien nën kontroll të flakëve.

Të gjithë banorët u larguan nga ndërtesa me ndihmën e shërbimeve emergjente, ndërsa në terren ndodhej edhe ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari për të ndjekur nga afër situatën.

E gjithë fasada e pallatit është shkrumbuar plotësisht.

Ky nuk është rasti i parë, pasi i njëjti pallat është përfshirë nga flakët edhe në vitin 2021, kur dyshohej se zjarri kishte nisur në pjesën e jashtme të godinës./abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›