E Diel, 1 Nëntor 2026

Zjarri “paralizon” aeroportin në Britani, nënstacioni elektrik në flakë bllokon “Heathrow”

Aeroporti “Heathrow” i Britanisë së Madhe ka mbyllur dyert për të paktën 24 orë këtë të premte për shkak të ndërprerjes së energjisë elektrike si pasojë e një zjarri në një nënstacion elektrik, duke prekur të gjithë rrjetin global të transportit ajror.

Më shumë se 1300 fluturime hyrëse ose dalëse nga “Heathrow” janë prekur duke u pezulluar, anuluar ose zhvendosur në një destinacion tjetër.

Përmes një njoftimi, aerporti tha se ky ishte vendimi më i mirë për të ruajtur sigurinë e udhëtarëve dhe stafit.

Në momentet e para të zjarrit dhjetëra avionë u dërguan në aeroportet e tjera të kryeqytetit britanik kurse të tjerë u kthyen mbrapsh në destinacionet nga ishin nisur.

Departamenti i Zjarrfikësve të Londrës solli 10 zjarrfikëse dhe rreth 70 punonjës për ta vënë nën kontroll zjarrin disa orë pasi flakët përfshinë nënstacionin elektik që funizonte aeroportin.

Pamjet e publikuara treguan flakë të mëdha dhe shtëllunga masive tymi.

???????????? Heathrow Fire could leave up to 200,000 Passengers stranded as the Airport closes due to no power.

Remember all those random Fires & Attacks on key American infrastructure the last few years?

Well guess what…..it’s probably starting in the UK. pic.twitter.com/u78CtyyVv3

— Concerned Citizen (@BGatesIsaPyscho) March 21, 2025

Shkaqet e zjarrit janë ende të paqarta por ministri britanik i Energjisë tha se paraprakisht nuk ka dyshime për ndonjë sulm dashakeqës.

“Heathrow” është aeroporti më i ngarkuar në Evropë dhe i pesti në botë për fluturime ndërkombëtare.

Vetëm në janar të këtij viti, “Heathrow” kishte pritur dhe përcjellë më shumë se 6,3 milionë pasagjerë./vizionplus.tv

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›