Zjarri përfshin ambientin e kompresorëve pranë Liqenit të Viroit, ndërhyjnë zjarrfikësit

Një zjarr ka përfshirë mëngjesin e sotëm një biznes në afërsi të Liqenit të Viroit, në Gjirokastër. Sipas informacioneve paraprake mësohet se zjarri ka përfshirë një ambient biznesi ku mbaheshin kompresorë ajri.
Shërbimet zjarrëfikëse mbërritën menjëherë në vendngjarje ku ndërhynë me fikëse me pluhur dhe ujë për të neutralizuar flakët.
Mësohet se nga incidenti janë shkaktuar vetëm dëme të vogla materiale, ndërsa nuk raportohet për persona të lënduar. Ndërkohë, shkaqet dhe rrethanat e rënies së zjarrit po hetohen nga organet kompetente.
/rtsh.al/