E Diel, 1 Nëntor 2026

Zjarri përfshin fshatin Kalivaç në Lezhë, rrezikohen banesat

Një zjarr ka përfshirë zonën e Kalivacit në Njësinë Administrative të Ungrejit në Lezhë, duke rrezikuar zonën e banuar.

Flakët janë përhapur me shpejtësi në disa drejtime, të favorizuara edhe nga era e fortë që ka përfshirë zonën. Situata paraqitet e vështirë, ndërsa zjarri vijon të zgjerojë perimetrin duke iu afruar banesave.

Në terren ndodhen banorë të zonës, së bashku me strukturat e emergjencave dhe shërbimet zjarrfikëse, të cilat po punojnë për izolimin dhe vënien nën kontroll të flakëve. Për shkak të përhapjes së shpejtë të zjarrit dhe afërsisë me zonën e banuar, po punohet edhe nga ajri, ndërsa është kërkuar edhe mbështetja e ushtrisë dhe një helikopteri të dytë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›