E Diel, 1 Nëntor 2026

Zjarri përfshin fshatin Skrevan gjatë natës, zjarrfikësit luftojnë me flakët për orë të tëra

Një zjarr ka rënë mbrëmjen e djeshme në fshatin Skrevan, në territorin e Bashkisë Dimal. Menjëherë pas marrjes së informacionit, shërbimet zjarrfikëse të Bashkisë Dimal kanë ndërhyrë për të izoluar dhe shuar flakët.

Për shkak të terrenit malor dhe erërave, zjarri u përhap në një sipërfaqe të konsiderueshme, duke vështirësuar ndërhyrjen e forcave zjarrfikëse. Në ndihmë të tyre shkuan edhe punonjës të Bashkisë Kuçovë dhe Bashkisë Berat.

View this post on Instagram

A post shared by Vizion Plus (@vizionplustv)

Pas disa orësh përballje me flakët, zjarri u arrit të fiket në orët e para të mëngjesit të sotëm. Nga zjarri janë djegur rreth 10 hektarë me shkurre.

Në vendngjarje ka mbërritur edhe grupi hetimor, i cili ka nisur punën për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të rënies së zjarrit.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›