E Hënë, 2 Nëntor 2026

Zjarri përfshin pyllin me pisha në fshatin Gjinoqarë në Patos, forca zjarrfikëse në terren

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë pyllin me pisha dhjetëra vjeçare në fshatin Gjinoqarë të Patosit.

Mësohet se era e fortë po bën që flakët të përparojnë në një terren shumë të thyer, duke e bërë të pamundur ndërhyrjen e mjeteve zjarrfikëse.

Në terren janë katër automjete zjarrfikëse nga Patosi dhe Mallakastra, por sipas burimeve nga repartet zjarrfikëse, ndërhyrja është e vështirë. Aktualisht po punohet me mjete rrethanore. Operacionit i janë bashkuar edhe banorë të zonës dhe punonjës të bashkisë.

Fatmirësisht, nuk rrezikohen banesat e fshatit, pasi pylli ndodhet midis fshatrave Gjinoqarë dhe Drenie.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›