E Diel, 1 Nëntor 2026

Zjarri përfshin ullishtet shekullore në zonën e Panajasë, flakët kanë shkaktuar dëme të shumta

Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka përfshirë ullishtet e zonës së Panajasë, përgjatë autostradës Vlorë–Fier, duke shkaktuar dëme në sipërfaqe të mbjella me ullinj, shekullore.

Flakët janë përhapur me shpejtësi, të favorizuara nga era dhe temperaturat e larta, ndërsa terreni i vështirë ka penguar ndërhyrjen e menjëhershme të forcave zjarrfikëse.

Mungesa e rrugëve automobilistike në zonë ka bërë që efektivët të punojnë në kushte të vështira, duke përdorur mjete rrethanore dhe duke zgjatur linjat e ujit për të arritur në vatrat e zjarrit.

Punonjësit e zjarrfikëses ndodhen në terren dhe po vijojnë përpjekjet për izolimin e flakëve, ndërkohë që zjarri mbetet .

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›