E Diel, 1 Nëntor 2026

Zjarri që dogji pallatin/ Çfarë fiksuan kamerat e sigurisë, në sheshin para Big Market…

TIRANË- Policia ka administruar pamjet e sigurisë të bizneseve përreth marketit ku nisi zjarri që shkrumboi pallatin 12 katësh.

Nga pamjet e sigurisë, shikohen disa fëmijë duke luajtur në pjesën e pasme të marketit në katin e parë.

Sipas grupit hetimor shikohet që në këtë anë te marketit ndodheshin kartonë të grumbulluar, por është e paqartë momenti si nisën zjarri pasi nuk dallohet fillimi i flakëve.

Ende është e paqartë sesi ka nisur zjarri ndërsa vazhdon puna për të gjetur shkakun e ngjarjes./abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›