E Diel, 1 Nëntor 2026

Zjarri shkrumbon kinemanë, të vetmin objekt kulturor në Cërrik

Flakët e zjarrit kanë shkrumbuar objektin e vetëm kulturor në qytetin e Cërrikut. Kinemaja 60 vjeçare është djegur tërësisht së bashku me gjithçka ndodhej brenda.

Sipas hetimeve paraprake, shkak i djegies mund të jetë bërë  ndonjë qark i shkurtër elektrik, ndonëse po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Siç pohohet edhe në GSH, vetëm pak ditë më parë në sallën e kësaj kinemaje u zhvillua ceremonia e 60 vjetorit të këtij qyteti, që përkon me kohën kur ajo qe ndërtuar.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›