E Diel, 1 Nëntor 2026

Zjarri te pallati pranë QSUT, dyshohet se shkak është loja e disa të miturve

Autoritetet policore dyshojnë se zjarri i rënë në pallatin pranë QSUT-së mund të jetë shkaktuar nga disa të mitur.

Ata janë fiksuar nga kamerat e sigurisë teksa luanin në oborrin e pallatit, pranë supermarketit, i cili kishte depozituar në zonë disa mbetje.

Dyshohet se të miturit kanë hedhur letra të djegura mbi këto mbetje, duke shkaktuar përhapjen e flakëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, ndërsa vijon marrja në pyetje e personave të shoqëruar, si dhe e banorëve të zonës.

Pallati u përfshi nga flakët para dy ditësh ndërsa aksioni gjithëpërfshirës i zjarrfikësve, emergjencave civile, policisë, forcave Renea bëri të mundur që të mos kishte asnjë jetë të humbur. Si pasojë 11 persona mbetën të lënduar, kryesisht me djegie të lehta dhe asfiksi nga tymi, mes të cilëve 3 zjarrfikës.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›