E Hënë, 2 Nëntor 2026

Zjarri te tregu “5 Maji”, Ristani: Është vënë në kontroll, asnjë rrezikshmëri për përhapjen në qendrat e banuara

Zjarri që ka përfshirë magazinë e rrobave të përdorura që ndodhet në rrugën “5 Maji” në Tiranë është vënë nën kontroll.

Kjo u bë me dije nga kryetarja e komanduar e Bashkisë Tiranë, Anuela Ristani, e cila theksoi mes të tjerash në një deklaratë për mediat se nuk ka asnjë rrezik për përhapjen e flakëve në zonat e banuara.

Ristani shtoi se do të duhet kohë për të shuar zjarrin deri në fund, për shkak se zona e përfshirë nga flakët ka një perimetër shumë të gjerë.

“Qëllimi ka qenë eliminimi i zjarrit vetëm në kapanonin e parë, por për shkak të pamundësisë për të ndërhyrë në të gjitha drejtimet, u përhap edhe në kapanonin e  dytë. Nuk ka asnjë rrezikshmëri për përhapjen e zjarrit në qendrat e banuara. Jemi duke punuar për shuarjen e zjarrit deri në fund. Për fat të mirë nuk ka dëme në njerëz. Do të duhet kohë që të eliminohet i gjithi, por është vënë në kontroll sa i përket perimetrit. Zona e përfshirë nga flakët është mjaft e madhe dhe fatkeqësisht nuk mundëm ta shpëtojmë kapanonin apo mjete që ndodhen aty brenda, por është vënë nën kontroll. Bizneset përreth nuk janë djegur, por vetëm magazinat”, tha Ristani.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›