E Hënë, 2 Nëntor 2026

Zjarri te tregu te ‘5 Maji’, Tedi Blushi: I qëllimshëm për kulla, padi Ramës

Për situatën e përmbytjeve të vend dhe zjarrin masiv të tregu i ‘5 Majit’, deputeti dhe Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi akuzon si përgjegjës Kryeministrin Edi Rama. 

Blushi aludon se zjarri te tregu ishte i qëllimshëm, për t’i hapur terren ndërtimeve të reja dhe paralajmëron se do të padisë Kryeministirn Rama, si zyrtarin e vetëm, i cili jep lejet e ndërtimit për interesa të oligarkëve sipas tij të sektorit të ndërtimit. 

“Pra po e paralajmëroj që sot  edhe në cilësinë e deputetit të Partisë së Lirisë, që do të ketë kallëzim penal për këdo që guxon që me djersën, me gjakun, me mundin, me sakrificat e një jete të tërë të këtyre sipërmarrësve të vegjël, të cilët nuk janë oligarkë. Të cilët në mënyrë të rregullt i kanë paguar taksat këtij shteti, kanë paguar taksat bashkisë së Tiranës, të ndërtojnë pasuri klientët e Edi Ramës, të cilët i kemi parë në fakt, nuk janë asgjë tjetër veçse grabitqare të pronave private, por sigurisht edhe të pronave publike të shqiptarëve”,- tha Blushi. 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›