E Diel, 1 Nëntor 2026

Zjarri tek ‘Farmacia 10’/ Eksperti i sigurisë: Shteti të ngrejë një task forcë dhe auditë për mbrojtjen e ndërtesave nga zjarri

Një ditë pas zjarrit masiv tek ‘Farmacia 10’ ajo që mbeti pas, janë 30 apartamente të shkrumbuara, gërmadha dhe shkatërrime. Eksperti i sigurisë Redjon Qirjazi tha se mungesa e infrastrukturës dhe inspektimeve për mbrojtjen nga zjarri në ndërtimet e reja tregon neglizhencë serioze dhe mungesë përgjegjësie. Ai kërkon auditime shtetërore dhe krijimin e një task force për të parandaluar rreziqe të ngjashme në të ardhmen.

“Kemi të bëjmë me një neglizhencë në momentin e duhur, koncepti ‘ishalla nuk na ndodh’, tregon një mungesë serioziteti dhe përgjegjësie. Nuk ka një infrastrukturë të mirëfilltë të mbrojtjes nga zjarri. Asnjë nga ndërtimet e reja nuk kanë inspektime të rregullta; nëse do të marrim çdo ndërtim të ri dhe do të bëhej një analizë për mbrojtjen nga zjarri, i bie të arrestojmë çdo administrator. Ata duhet të bëjnë ankesën e duhur; ka dhjetëra raste që firmat nuk e dorëzojnë ndërtesën në të gjitha standardet e duhura.

Sot është çështja e zjarrit, nesër mund të jetë një ngjarje tjetër. Do të doja të kishte një task force, udhëzime për planifikimin urban, sa janë të përshtatshme mjetet e fikjes së zjarrit. Kemi një mungesë të planifikimit dhe mungesë infrastrukture. Shteti duhet të vendosë auditë për mbrojtjen nga zjarri, pasi kjo është një problematikë që mund ta shohim sërish, ndoshta dhe krijimi i një task force për ndërtesat e krijuara.”, tha Qirjazi.  / abcnews.al /

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›