E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zogaj: SHBA, pro kufizimit te imunitetit

Delegacioni parlamentar shqiptar, qe sapo perfundoi nje vizite me ftese te Komisionit te Jashtem te Departamentit amerikan te Shtetit, solli me vete dhe qendrimin amerikan pro kufizimit te imunitetit te deputeteve shqiptare. Kreu i Komisionit te Jashtem parlamentar, Prec Zogaj, deputet i PD-se, deklaroi dje se nderkombetaret ishin te qendrimit se deputetet nuk duhet te ishin te pajisur me imunitetin, i cili i mbronte ata nga hetimi i prokurorise. I sapo kthyer nga Shtetet e Bashkuara te Amerikes per nje vizite zyrtare, Zogaj deklaroi se perfaqesuesit e politikes se jashtme te Departamentit amerikan te Shtetit u interesuan ne lidhje me imunitetin e deputeteve shqiptare dhe theksuan se do te ishte e udhes qe ky imunitet te kufizohej, por jo te hiqej fare. Por, nga ana tjeter, deputeti i PD-se, Prec Zogaj, deklaroi se prokuroria nuk mund te merret vendimin per te arrestuar nje deputet, pa marre me pare miratimin e Kuvendit per kete ceshtje.

"Prokuroria duhet te jete e lire te bej punen e saj per te hetuar, por arrestimi i deputeteve nuk mund te behet pa marre me perpara miratimin e Kuvendit", deklaroi Zogaj ne fjalen e tij. Sipas kreu te Komisionit te Jashtem parlamentar, do te ishte e udhes qe per te qene sa me transparent edhe deputetet e shumices te miratonin draftin e pergatitur dy vjet me pare nga mazhoranca aktuale draft i cili sanksionon kufizimin e imunitetit te deputeteve dhe zyrtareve te tjere te larte ne momentin qe prokuroria kerkon t'i hetoje ata. Ndonese me pare ne menyre unanime Kuvendi i hapi rrugen hetimit nga ana e prokurorise se ish-ministrit te Transporteve, Lulzim Basha, perseri ceshtja e kufizimit kolektiv te imunitetit mbetet nje problem. Keshtu, kerkesa e prokurorise ka ardhur tashme edhe per imunitetin e ish-ministrit te Mbrojtjes, Fatmir Mediu dhe perseri ndihen hezitime ne radhet e mazhorances per kufizimin e imunitetit te tij. Nga ana tjeter, ne fjalen e tij, deputeti Zogaj theksoi se zyrtaret e larte amerikane shprehen bindjen e tyre se fale vrullit dhe orientimit te drejte te reformave, ashtu si meritoi ftesen per ne NATO, Shqiperia do te meritoje ne afatet optimale edhe pranimin e saj me te drejta te plota ne Aleance. Sipas tij, delegacioni shqiptar informoi mbi rolin qe ka luajtur dhe po luan Kuvendi i Shqiperise per integrimin e vendit ne NATO dhe BE.

"Delegacioni amerikan vleresoi reformat qe po ndermerr qeveria dhe Kuvendi i Shqiperise, frymen e re te bashkepunimit mes forcave politike, konsensusin e gjere per reformen zgjedhore dhe reformen ne drejtesi, si dhe shprehen deshiren e tyre qe ky proces jetik per demokracine ne Shqiperi te kete vazhdimesi", deklaroi kreu i Komisionit te Jashtem parlamentar gjate nje konference per shtyp. Ne kete menyre, deputeti i PD-se deklaroi se tashme pritej qe reformat ne vend te ishin me te thella, duke qene se me marrjen e fteses per anetaresimin ne NATO, vendi kishte pergjegjesi te reja politike perpara faktorit nderkombetare. Reforma te cilat priten te prekin sektorin e drejtesise, reformen zgjedhore dhe institucionet kushtetuese. Sidomos pas ngjarjes se rende te Gerdecit, ku humben jeten 26 persona dhe mbi 300 te tjere u plagosen.

Pozite-Opozite, bashke ne SHBA

Ne delegacionin shqiptar te politikes se jashtme, qe ndermori pjese ne nje sere takimesh te nivelit te larte ne Amerike, merrnin pjese edhe perfaqesues te opozites. Keshtu nga ana e mazhorances delegacioni kryesohej nga kreu i Komisionit te Jashtem parlamentar, Prec Zogaj dhe nga ana e opozites nga nenkryetarja e ketij komisioni, Arta Dade. Ne konferencen e djeshme per shtyp, kreu i delegacionit, Zogaj, theksoi se ne SHBA vendi yne ishte pergezuar edhe per dialogun e vendosur mes opozites dhe mazhorances. Keshtu, Zogaj theksoi se ne SHBA ishte zhvilluar nje takim me drejtorin per NATO-n ne Keshillin e Sigurise, Toby Bredli dhe me drejtorin per Evropen Juglindore, Bertan Braun. Ne keto takime, sipas kreut te delegacionit ishte vleresuar arritjet qe vendi yne kishte kryer dhe reformat qe ishin ndermarre. Por, sipas Zogajt, ne menyre te vecante ne keto takime perfaqesuesit e larte amerikane kishin vleresuar se tepermi edhe dialogun politik midis shumices dhe opozites ne vend.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›