Zonat e izoluara ne Permet

17 mijë banorë të Komunave Ballban, Sukë dhe Dishnicë në rrethin e Përmetit pritet të kenë brenda 13 muajsh një rrugë të asfaltuar që do të lidhë 48 fshatra të kësaj zone me qytetin e Këlcyrës.
Rruga me gjatësi 15 km do të nxjerrë nga izolimi mijëra banorë të privuar nga komunikimi dhe transporti normal drejt akseve kombëtare.
“Është një nga investimet kryesore që Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka në ndërtim në Qarkune Gjirokastrës dhe në zonën e Përmeti. Është një investim që vjen pas disa investimesh dhe ndërhyrjes që kemi bërë në këtë zonë. Mendoj që punimet teknike po shkojnë shumë mirë. Rreth 45 përqind e punimeve kanë përfunduar në 2-3 muaj që ka nisur ky investim dhe shpresoj që të mbarojmë këtë investim në pranverë të vitit që vjen”, deklaroi Benet Beci, Drejtor Ekzekutiv i FSHZH.
“Ka vite që kjo rrugë pothuajse ishte e pakalueshme. Me bërjen e rrugës së re do të rriten akseset e banorëve të zonës për të dalë sa më shpejt në qendër të Këlcyrës, për të kryer shumë shërbime të tjera dhe njëkohësisht rritjen e bizneseve”, thotë Agim Damani, kryetar i Komunës Ballaban.
Asnjë investim nuk ishte kryer në këtë aks të paktën 15 vitet e fundit duke vështirësuar shumë jetën e banorëve të këtyre zonave si dhe duke kufizuar aksesin e tyre ndaj shërbimeve shëndetsore dhe shërbimeve të tjera jetike.