Zonja e Parë: PS mund të më heqë nga puna, nga këta njerëz unë pres gjithçka
TIRANE- Odeta Nishani, bashkëshortja e Presidentit të Republikës prej disa ditësh është bërë pre e sulmeve të Partisë Socialiste dhe shkak është bërë trualli mbi të cilin ndodhet aktualisht selia qendrore e Partisë Demokratike. Por për "Gazeta Shqiptare", Zonja e Parë e vendit thotë se familja e saj nuk ka asnjë lidhje me pronësinë e selisë së PD-së, duke i konsideruar shpifje të ulëta, presion, kërcënime dhe shantazhe që mazhoranca e re po bën ndaj institucionit të Presidentit. Znj.Nishani ka vendosur të presë edhe dy javë, që t'ia lërë në dorë hetimin e të gjithë këtyre trillimeve qeverisë së majtë, e bindur se në fund do t'i kërkojë falje për akuzat e ngritura ndaj familjes së saj. Odeta Nishani shprehet se nga ata njerëz pret gjithçka, deri dhe largimin e saj nga puna sapo të vijnë në pushtet.
Znj.Nishani, si u ndjetë përballë akuzave të disa deputetëve të PS-së se trualli i selisë aktuale të PD-së është pronësi e familjes suaj? Jam surprizuar. Kam mbetur e çuditur kur pashë në gazeta akuza të deputetëve të majtë Erjon Braçe dhe Pirro Lutaj, se gjoja trualli ku është ndërtuar selia e PD-së qenka pronë e familjes sime. Prej disa ditësh, eksponentë të Partisë Socialiste, dezinformojnë opinionin publik mbi një marrëdhënie të pavërtetë pronësie timen dhe familjes sime me ambientet ku është selia aktuale e Partisë Demokratike.
Realisht, a ka lidhje familja juaj me këtë truall?
Absolutisht jo. Familja ime as ka pasur, as nuk ka dhe as nuk do të ketë lidhje me atë truall. Nuk është pronësi e familjes sime dhe e kundërta është shpifje e ulët. Me përgjegjësi të plotë pohoj para opinionit publik që asnjë marrëdhënie pronësie e imja dhe familjes sime nuk ekziston me selinë e PD-së; gjithashtu pohoj se asnjë interes privat nuk e lidh familjen time me atë objekt dhe të ardhmen e tij.
Atëherë, pse po sulmoheni pikërisht ju nga e majta?
Në këtë rast po sulmohet Presidenti i Republikës, dhe ky është qëllimi i partisë që pritet të marrë pushtetin. Fatmirësisht, në një shoqëri demokratike askush nuk është i përjashtuar nga debati publik, qoftë familja e Presidentit të Republikës, qoftë Presidenti vetë, dhe ky është një standard tashmë edhe i demokracisë shqiptare, por kur debati instrumentalizohet për qëllime politike dhe degjeneron në shpifje, fyerje dhe kërcënime, ky standard është cenuar në thelbin e tij dhe duhet të preokupohemi. Ky është një presion që po ushtrohet mbi familjen presidenciale, janë kërcënime, është një shantazh që duhet të ndalë, pasi ato janë të padenja.
Ju, do të ndërmerrni ndonjë hap konkret ligjor si kundërpërgjigje ndaj akuzave të ngritura nga PS-ja?
Familja ime donte të bënte procedim penal, ndërsa unë procedim civil. Por duke mos dashur të marr para prej tyre, - pasi jam e sigurt se do të fitoj përballë shpifjeve të PS-së, - do të pres edhe dy javë.
Atëherë do t'ia lini në dorë PS-së që të hetojë?
Për dy javë Partia Socialiste bëhet forcë kryesore qeverisëse dhe ka të gjitha mjetet e duhura ligjore dhe administrative për të hetuar me imtësi mbi këtë çështje. Ata do ta shohin shumë qartë përmes hetimit se unë dhe familja ime nuk kemi asnjë lidhje me pronësinë për të cilën ne akuzohemi me pa të drejtë. Por pas dy javësh jam e sigurt që PS-ja do të më kërkojë falje, pasi pas hetimit do të rezultojë se akuzat e tyre janë vetëm trillime dhe shpifje dhe që nuk kanë asnjë bazë vërtetësie.
Pse ky nxitim i së majtës me sulme ndaj jush ndërkohë që PS-ja ende nuk ka marrë pushtetin?
Fakti që nisën sulmet pa marrë ende pushtetin nuk është shenjë e mirë, megjithatë unë u kërkoj që të mos përziejnë punën time me politikën. Unë nuk jam pjesë e politikës dhe nuk jam përzier asnjëherë me politikë. Po ashtu të lënë të qetë Presidentin e Republikës që të ushtrojë detyrën e tij kushtetuese dhe të qëndrojnë larg shantazheve dhe kërcënimeve. Ky nxitim për të më vendosur në qendër të një alibie dhe lufte politike që nuk më përket, nuk më demoralizon, nuk më frikëson në asnjë çast të jetës dhe punës sime të përditshme. Unë besoj tek drejtësia dhe moraliteti i së drejtës, ndaj jam e bindur që shpifësit do të marrin qëndrimin që meritojnë nga opinioni publik shqiptar dhe shumë shpejt kauza e tyre do të vetërrëzohet.
Ju vazhdoni punën në Ministrinë e Turizmit?
Po, vazhdoj të punoj në Ministrinë e Turizmit, në Drejtorinë e Përgjithshme të Turizmit dhe Trashëgimisë.
"Trembeni" se, sapo Partia Socialiste të marrë pushtetin do t'ju largojë nga puna ku jeni aktualisht?
Unë vazhdoj të bëj detyrën time siç e kam bërë deri tani, por nga ata njerëz mund të pres gjithçka.