E Diel, 1 Nëntor 2026

Zonja e Parë mobilizon gjimnazistët për të pastruar Gjirin e Lalzit, oazin e politikanëve

FotoZonjaePare-per-jeteshkrimin41Odeta Nishani, gruaja e Presidentit të Republikës, ka vendosur të pastrojë Gjirin e Lalëzit, pikërisht zonën bregdetare ku veron dhe kalon fundjavat vajza e kryeministrit, Argita Berisha, dhe një sërë politikanësh të tjerë.

Në kuadër të nismës së saj, që rikthen traditën e pastrimit vullnetar, Zonja e Parë do të jetë nesër në zonën që njihet si oazi i politikanëve shqiptar, së bashku me një grup  gjimnazistësh për të pastruar zonën nga plehrat.

Njoftimi është bërë nga zyra e Presidencës sipas të cilit thuhet se: Më datë 27 prill 2013, ora 10:00, Zonja e Parë e Shqipërisë, Odeta Nishani, në kuadër të nismës: E shtuna e fundit e çdo muaji-Dita e Pastrimit Mjedisor, do të jetë në Gjirin e Lalëzit se bashku me një grup nxënësish dhe vullnetaresh për të dhënë kontributin e tyre në pastrimin e mjedisit./l.ç

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›