E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zonja e pare me femijet jetime

Zonja e parë e Shqipërisë, Odeta Nishani festoi sot festat e fundvitit me fëmijët e fshatit Sos. Në ambjentet e këtij fshati u organizuan aktivitete zbavitëse dhe u shpërndanë dhurata të përgatitura nga zonja Nishani.

Ajo theksoi rëndësinë e kësaj moshe në krijimin e karakterit të njeriut, si dhe domosdoshmërinë e përkushtimit ndaj shkollës dhe dijes.

Zonja Nishani ftoi katër fëmijë që të kalojnë natën e ndërrimit të viteve me familjen presidenciale dhe inkurajoi të gjithë shqiptarët që të kryejnë gjeste të tilla bamirësie në ndihmë të familjeve dhe fëmijëve në nevojë.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›