E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zoti Berisha laj gojën

Po ti kush je, Z. Berisha? Ke harruar shumë veprime nga jeta jote, ndaj jam detyruar tua kujtoj. Për kohë pambarimisht të gjatë ke qenë sekretar Partie dhe ke detyruar vartësitë që edhe në kohën e pakët të lirë të lexonin materialet e Enver Hoxhës, njeriut që siç thoshte i nderuari Dr. Myslym Selenica, u luteshin mësuesve ta kalonin në fund të vitit kur ishin në Liceun e Korçës, se ishte nxënës tepër i dobët, të diskutojnë në Format e Partisë.

Nga Akademik Ali Eltari (Lapi)

Anëtar i Akademisë së Shkencave të Ballkanit

Kisha vite që kisha vendosur të mos shkruaja më për njerëzit e politikës dhe për ju, por ju jeni si Shaban Qosja, i ngacmon në pikën e dobët njerëzit edhe kur ata janë në hallin e tyre dhe as që nuk i kanë fare mendjen te ju.

Fjalimet tuaja të fundit më kanë fyer rëndë si mjedisor. Zotëri, të këshilloj që kur të flasësh për mjedisorët të lash gojën dhe ta dezinfektosh të mos mbajë mikrobe brenda. Ju e dini fare mirë se mjedisorët janë demokratët e vërtetë të kohës sonë. Ata jetojnë dhe bashkëpunojnë ngushte me masat, pa parë interesat vetjake dhe pa përfituar asgjë, por vetëm se i urdhëron zemra të mbrojnë jetën dhe vazhdimësinë e saj. Unë jam një nga ata, që i kam hyrë kësaj pune me pasion dhe dashuri. Jam udhëheqësi i Klubit Ekologjik Shqiptar prej 1992 dhe i Forumit të Shoqatave Mjedisore të Shqipërisë nga 1997. Mund të kërkoni në ta gjitha të ashtuquajturat fondacione apo shtete që fusin agjenturat e tyre kundër Shqipërisë nëse gjeni firmën time për marrje parash, në dëm të atdheut dhe shqiptarëve. Vazhdoj të jetoj në atë shtëpi të vogël, mjerane, që e ngrita me shpatullat e mija dhe mu dha hyrja e mbetur. Pra, më thuaj ku qëndron shërbimi im prej mafiozi që ti e thekson me bujë, sikur ke bërë zbulimin më të madh të njerëzimit.

Mos harro se shoqata jonë ka organizuar shumë e shumë veprimtari praktike dhe shkencore në ndihmë të mjedisit dhe shoqërisë shqiptare me fondet e kuotave të anëtarëve të saj si Ulliri në Vështrimin tonë, 1994. Lura Turistike, 1995, Të mbrojmë Parkun e Mali të Dajtit, 1996, për mbajtjen pastër të plazheve, për kontrollin e ujërave etj deri në ditët tona. Po në 1996 me ndihmën e Zhan Pier Ribosë, të Këshillit të Europës, arritëm të mbrojmë Parkun e Madh të Tiranës dhe po atë vit dhe të Lurës. Dhe për këto vlera të mëdha që mbrojtëm, jo vetëm që nuk kemi marrë ndonjë shpërblim, madje asnjë përgëzim apo diçka tjetër morale, por përkundrazi, siç e theksova më lart, kemi punuar me fondet tepër të pakta të anëtarëve të saj, që shtrihen në të gjithë Shqipërinë. Edhe nga ajo kohë, ndonëse nuk kemi marrë asnjë mbështetje financiare, organizata jonë dhe shumë organizata mjedisore të tjera kanë bërë punë të shkëlqyeshme edukative, e cila ka ndikuar bindshëm në krijimin e mentaliteteve europiane në shtresat e gjera të popullit shqiptar.

Po ti kush je, Z. Berisha? Ke harruar shumë veprime nga jeta jote, ndaj jam detyruar tua kujtoj. Për kohë pambarimisht të gjatë ke qenë sekretar Partie dhe ke detyruar vartësitë që edhe në kohën e pakët të lirë të lexonin materialet e Enver Hoxhës, njeriut që siç thoshte i nderuari Dr. Myslym Selenica, u luteshin mësuesve ta kalonin në fund të vitit kur ishin në Liceun e Korçës, se ishte nxënës tepër i dobët, të diskutojnë në Format e Partisë. Kur vjen puna për të larguar nga jeta politike kërkon të hiqen njerëz me më pak dëme ndaj popullit shqiptar se sa ke bërë ti, por veten tënde e fsheh dhe e përjashton nga ajo listë. Pse? Papritur në 1990 ktheve pllakën dhe u bëre antikomunist dhe formove Partinë Demokratike, duke e quajtur veten të djathtë. Por ti je aq antikomunist, sa jam unë komunist dhe je aq i djathtë sa jam unë i majtë! E ngrite zërin në kupë të qiellit duke sharë merimangën e zezë komuniste. Por që në hapin e parë, tregove se nuk shkëputesh lehtë nga e kaluara komuniste. Kur ne, punonjësit e Radio- Televizionit Shqiptar u përleshëm dhëmb për dhëmb me komunistët, që nuk donin ta lëshonin pushtetin, ti ulërije Nuk do ta harrojmë kurrë grevën e Radio-Televizionit! Por sapo more pushtetin me ndihmën tonë, vendose të drejtim disa njerëz pa personalitet dhe e harrove fare ekzistencën e saj. Atë nuk e përmende asnjëherë, sikur të mos e kishe marrë pushtetin me ndihmën e tonë. Për Radio Televizionin Shqiptar kujtoheshe vetëm kur të duhej për interesat e tua, në 1997.

 Sapo more pushtetin, premtove se do të shembje komunizmin. Kam deklaruar disa herë se komunizmi shembet vetëm atëherë kur do të ndreqen krimet e bëra, duke u kthyer pronarëve tokat e tyre, ato prona që ua kanë lënë stërgjyshërit e tyre të shenjtë. Por ti, ndonëse flet poshtë e përjetë se je i djathtë vepron si i majtë, si komunist. Ndodh kështu sepse ti kërkon që pronat të mos u kthehen të zotëve, por i bën ligjet çorap për ti marrë për vete. Deri në 1990 na flisnit kundër të pasurve, ndërsa tani po bëni ligje për tu pasuruar me ligje antikombëtare. Këtë e tregon më së miri Jali i Vunosë nga ku ka lindur akuza e fuqishme kundër ndershmërisë tënde. Edhe shitja e tokave serbo-kroatit Faslliç është akuzë e rëndë për ty. Ti mendon se populli është turmë pa tru dhe nuk ka as sy e as vesh siç u thuhej punëtorëve që shërbenin në Bllokun komunist. Por populli nuk është naiv siç i quan ti, Zoti Berisha. Ata gjithnjë e më shumë po e shohin se ti ndryshe flet, ndryshe vepron... Ku e dinte Fazlliçi që në bregdetin e Durrësit ti do të vendosje së shpejti për të ndërtuar Parku industrial që ta blinte me shpejtësi lirë atë tokë dhe për ta rishitur tani shtrenjtë? Bakallët tuaj që kanë futur në lojë Fazlliçin, a thua do të mbeten vetë pa marrë thelën e majme? Këta janë njerëzit tuaj Z. Berisha. Nga këto para ti do të sigurosh PARAJSËN, ndërsa ne mjedisorët do të vazhdojmë të qorrohemi plotësisht në banesat mjerane, pa dritën e nevojshme dhe ti me pandërgjegjshmëri do të na quash mafioz. Si mund të të quaj unë ty të ndershëm kur për dënimin e Fazlliçit caktove gjykatës Dritan Brozin, që unë para disa vjetësh e kam diskredituar në shtyp duke i thënë: O Dritan, bëhu gjyqtar, të vjedhësh sheshit e pa karar. Pra si do të të quaj unë ty kur ti ke në detashmentin tënd ke gjyqtarë të tillë, që kërkon të të nxjerrin nga bataku ku je futur. Ti premtove të shkulësh rrënjët e komunizmit në Shqipëri, por krijove një diktaturë të re edhe më të betonuar se ajo e adhuruesit tënd Enver Hoxhës. Ti jo vetëm që nuk do ta shembësh komunizmin, por po vazhdon ti hedhësh degë më degë pronarët, duke i mbajtur me shpresa, pa u kthyer asgjë nga pronat e tyre.

 Na quan mafioz vetëm se ne punojmë pa shpërblim për mbrojtjen e jetës së qytetarëve shqiptare. Na quan mafioz vetëm se ne jemi pjesë e popullit dhe luftojnë në kushte tejet të vështirë nga diktatura më e egër, siç na ndëshkoi Europa me lënien jashtë të heqjes së vizave, paskomunistë i të gjitha qeverive anti komuniste, për të sjellë demokracinë e vërtetë. Demokracinë e vërtetët nuk e sjellin ata që e vjedhin popullin, që e mashtrojnë atë, që majmen në kurriz të tyre, por intelektualët e ndershëm që punojnë me përkushtim për të, sepse janë pjesë e popullit, sepse duan që fëmijëve të tyre dhe Shqipërisë tu sjellin ditë më të mirë.

 Ti mburresh se nuk do ti pyesësh mjedisorët dhe do të vazhdosh ta industrializosh Shqipërinë. Vëri gishtin kokës dhe mendohu vetëm një copë herë. Nëse mendon seriozisht, do ti bësh popullit pyetjen vetes: Pse u ngritën grekët dhe nuk lejuan të ndërtojnë Tec-in në vendin e tyre, por sugjeruan ta ndërtonin në Shqipëri? Mos vallë ata janë më budallenj si ti? A nuk e dinë ata që humbasin ca para nga ky veprim? I dinë të gjitha se kanë më shumë kulturë se ty dhe e kanë pësuar më parë. Më vjen keq që më duhet tia shpjegojë këtë një mjeku, i cili për pará bën sikur i harron të gjitha ato ka mësuar gjatë jetës. A nuk të ka thënë ndonjë nga ish kolegët e tu të parë se të merresh me politikë, për shtimin e tmerrshëm të sëmun

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›