E Diel, 1 Nëntor 2026

Zoti Kryeminister Shfaqja e Teatrit te Operas dhe Baletit ne Gjeneve per 100-Vjetorin ishte nje turp

Profesoresha shqiptare e Konservatorit te Gjeneves artistja me karriere te gjate artistike dhe politike ne Zvicer Edlira Dedja ka nxituar ti dergoje sot nje leter zemerate Kryeministrit te Shqiperise Sali Berishes lidhur me performancen e dobet dhe pa dinjitet te trupes shqiptare te Teatrit Kombetar te Operas dhe Baletit dje ne nje koncert ne Gjeneve me rastin e 100-Vjetorit te Pavaresise. Saktesisht ne letren e saj thuhet

I nderuar Zoti Kryeminister
si artiste shqiptare si personazh politik e publik ne Zvicer dhe si anetare e komisionit special te politikes kulturore e teatrit ne nje nga kantonet frankofone te saj per periudhen legjislative 2012-2016 desha te shpreh indinjaten time te larte per paraqitjen tejet joprofesionale dhe pa dinjitet te Teatrit Kombetar te Operes e Baletit shqiptar ne Gjeneve me rastin e 100-Vjetorit te Pavaresise se shtetit shqiptar.
Desha te shpreh indinjaten per mungesen e plote te organizimit per programin e ndertuar ne menyre diletante dhe per nivelin jashtezakonisht te dobet artistik per zgjedhjen e nje salle krejtesisht te papershtatshme per nje koncert te tille per mashtrimin publicitar me ane te TV per te shitur biletat minutat e fundit ku permenden emra artistesh 90 perqind e te cileve smorren pjese per mungesen e spektatoreve ne salle mbi 80 bosh per trajtimin antinjerezor karshi artisteve qe mbeten pa ngrene e pa hotel deri ne darke vone per shfrytezimin e emrit te artisteve te nivelit nderkombetar Saimir Pirgu qe duke respektuar vendin e tij erdhi me modesti dhe mbeti i befasuar ne mes te Zvicres ku ka reputacionin me te larte nga publiku vendas qe e ka duartrokitur dhe e ka pritur gjithnje me respektin e admirimin me te madh etj.
Po ju drejtohem ne emer te shume artisteve dhe intelektualeve shqiptare nje pjese te mesazheve te te cileve do tua bashkangjis me letren time ashtu si edhe disa reagime e pershtypje te pjesemarresve ne salle qe mi derguan sot me ane te internetit.
Po ju drejtohem juve si kryetar i organit me te larte ekzekutiv te shtetit shqiptar qe te merrni masa e te ndaloni abuzime te tilla qe behen per interesa te ulta individesh te paskrupuj qe drejtojne sot artin shqiptar.
Ne e kemi ndertuar me mund djerse e shume veshtiresi identitetin tone jashte Shqiperise dhe kemi arritur te japim nje imazh shume pozitiv si per kulturen ashtu edhe per kombin tone. Kjo eshte arsyeja qe smund ta tolerojme nje demaskim te tille ne nje nga qytetet me te rendesishme te Europes ne nje kohe qe i kemi pasur te gjitha mundesite per te organizuar nje nga manifestimet me te shkelqyera e me mbreselenese per kete pervjetor ku te merrnin pjese artiste te mrekullueshem te te gjitha trevave shqiptare qe kontribojne ne Shqiperi Kosove Maqedoni e jashte.
Por pikerisht perpjekjet tona thellesisht humanitare u sabotuan nga administratoret e kultures ne Tirane per te arritur sot ne kete skandal artistik.
Nuk di nese do ti sherbente imazhit te shtetit te konsoliduar shqiptar nje performance e tille por une kerkoj te ngre zerin qe pergjegjesite e saj te japin llogari publikisht deri ne doreheqjen e tyre.

Me respekt
Edlira Dedja Bytyqi
Zvicer

/Shekulli Online/Magdalena Alla/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›