“Zoti bëftë mrekulli”/ U plagos në sy gjatë protestës, Erjon Vishkulli mbërrin në Romë: Do të hyj në operacionin e radhës

Erjon Vishkulli, i riu që mbeti i dëmtuar në sy gjatë protestës së djeshme, ka mbërritur në spitalin “San Carlo” në Romë, ku pritet t’i nënshtrohet një tjetër ndërhyrjeje kirurgjikale.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Vishkulli përmes një postimi në rrjetet sociale, ku shpreh shpresën për një rezultat pozitiv të operacionit.
Postimi i Erjon Vishkullit:
Sapo kam mbërritur në spitalin e Romës “Sancarlo” ku do të futem për një nga operacionet e rradhës!
Zoti baft mrekulli 
SHQIPËRIA E SHQIPTARËVE 