Zoti minister kam dhe une gishtin lart
Ne tavolinen e rrumbullaket ministri ka hapur bllokun e tij te shenimeve ka hequr shtypur koken e stilolapsit gati per pune intelektuale pak a shume Sa dhe si lexohet ne Shqiperi Si e vetem si do ta klasifikojme e botojme letersine e ndaluar pas 45-s Dhe krejt papritur cpo bejne te rinjte me letrat shqipe Per te tria keto problematika duhen vjelur ide e keto te kthehen ne projekte e projektet te shkruhen ne letra e te depozitohen ne ministri per te marre para.
Egoizma intelektuale
Shkak temperamenti. Njerezit tone te mesuar nuk jane te formuar ende mire nga pikepamja e karakterit intelektual. Nuk kane nje jete mendore te sinqerte njehere per veten e vet. Jemi pedante. Cdo njeri prej nesh zbret ne token shqiptare drejte per se drejti nga qielli.
Nuk jemi njerez na. Jemi perendi Vetem na i dijme qe te gjitha. Nuk ndjejme nevojen te hedhim nje veshtrim rreth e rrotull nesh. Nuk pranojme te rrijme per nje cast ne ndonje kend dhe te mendojme. Nuk duam te degjojme. Cdo gje qe thone te tjeret cdo gje qe thane te tjeret para se te zbresim na nga qielli jane fjale te kota te dalura nga mendja e njerezve te vegjel dhe pa vlere fare. Jemi gati kurdohere te cfaqemi permbi skenen dhe te veme cdo gur ne vend te tij duke bere dy tri gjeste gjeniale duke fabrikuar ndonje dyzine fjale bombastike ose edhe duke botuar dy tri perkthime te nxituara dhe me buje te madhe. Buja eshte mjeshteria jone. Shkencen e urrejme. Per sisteme skemi nevoje Atje qe te ujemi e te shikojme ckane shkruar te tjeret mbi problemet e njellojshme te studjojme idete e tyre ti bisedojme ti analizojme qofte edhe negativisht e gjejme me te pershtatshme ti leme menjane gjithe keto gjera dhe keshtu nuk bejme asgje per te krijuar nje marredhenie te brendshme dhe nje vazhdim ne mendimin shqiptar. Kjo rruge esht nje rruge e veshtire....
Keshtu shkruante ne 36-n nje nga ideologet e neoshqiptarizmes Branko Merxhani duke e veshtuar jeten intelektuale brenda problematikes sociologjike te shqiptareve qe nuk krijonin dot nje jete mendore te brendshme per ti sherbyer kultures. Nje egoizem intelektual i artikuluar me gjate ne ato vite por dhe tani pas gati 100 vjetesh kur degjon ne nje tryeze akoma tek kerkojne fjalen me nje gisht lart plot megalomani Zoti minister zoti minister e dua dhe une fjalen sepse...une mendoj
Kete mizaskene e pame te krijuar te henen ne nje nga mjediset e Bibliotekes Kombetare ku nuk ka problem dhe nuk humbet gje nese mberrin ne te tilla raste edhe 20 minuta me vonese. Sepse ne cdo rast te duket sikur mendimi nis nga e para tirret dhe nis prape gjithnje me pjesen mohuese para Jo... por une mendoj. Sikur pak nga reflektimi i mesiperm i Merxhanit ndjeshmeria intelektuale sot nuk do te niste me tullen e pare qe mund te marre secili nga shtepia e tij Ndersa ministrit te Kultures iu desh disa here te disiplinonte gishtat lart te shkrimtareve per te folur sa here u nxehej gjaku per te kundershtuar. Madje dhe vete Bumcit te urte i nxehej gjaku dhe i rreshqiste here pas here toni i zerit ne me te larte
Keshtu ka nisur si me fushate takimet me artiste e njerez te kultures ministri per te kuptuar problematiken e sektorit ku e ka hedhur politika
Ne tavolinen e rrumbullaket ministri ka hapur bllokun e tij te shenimeve ka hequr shtypur koken e stilolapsit gati per pune intelektuale pak a shume Sa dhe si lexohet ne Shqiperi Si e vetem si do ta klasifikojme e botojme letersine e ndaluar pas 45-s Dhe krejt papritur cpo bejne te rinjte me letrat shqipe Per te tria keto problematika duhen vjelur ide e keto te kthehen ne projekte e projektet te shkruhen ne letra e te depozitohen ne ministri per te marre para.
Dera ne Ministri eshte e hapur dhe brenda javes mund ti sillni projektet premtoi Bumci. Per ta mbyllur me ministrin e Kultures po japim disa perfundime qe si duket i kishte pergatitur pa pasur nevojen te degjonte per tre ore rresht egoizmin e intelektualeve te punojme per te aktivizuar bibliotekat qe ti kthejme ne qendra ku te lexohet qytetet universitare te bejne gati projektin per studimin sociologjik si dhe sa lexojne studentet beni projektin per nje reviste letrare se te gjitha nuk i financojme dot... Per ceshtjen e trete letersine qe u ndalua ne diktature ishte ironi se kush e prezanton kete letersi neper rrethe apo shkolla ndaj mbeti dhe pa pergjigje nga ministri.
Inversi i takimit me ministrin nisi qysh me propozimin e natyrshem te shkrimtareve pse mos te behej si ne diktature ku coheshin me nje automobil levizes artiste shkrimtare aktore kineaste per te perhapur kulturen dhe ne zona te prapambetura te Shqiperise Madje njeri tha se kjo mund edhe te jete me humbje per ministrine humbje financiare fjala po nje biblio-bus i duhet duke keshilluar se per kete duhet sinergji midis dy ministrive dhe asaj te Arsimit.
Qysh ne krye te bisedes ceshtja e pare mbetet lakuriq ministria nuk ka asnje te dhene per cfare lexohet kush lexon asnje katalog apo nje doracak nuk prodhon per informacion te kultures kombetare. Sigurisht qe edhe kjo ceshtje mbetet si problem per tu pare si marredhenie mes vetes se nuk ekziston asnje organ letrar i mirefillte pa marre parasysh ndonje statistike memece se ne treg gjenerojne revista si Merh Licht Aleph Fjala here-here dalin dhe here-here sponsorizohen nga ministria. Shkrimtari Agron Tufa i jep potence kesaj problematike duke thene Jemi nje nga kulturat me te rralla qe nuk ka nje rrjet per te sjelle peizazhin letrar nuk kemi dinamike mujore qe te plotesoje gazetat e perditshme dhe permend revistat e mesiperme dy prej tyre qe jane po nuk kane vazhdimesi koherence.
Troku ne kete rast eshte per ministrine dhe Bumci kokulur mban shenimin nxitje nga MTKRS-ja per te provokuar leximin Ja doli projekti i pare per leximin qe duhet financuar ndersa mbeshtetja e revistave nga ministria konsiderohet jeteshkurter edhe pse hidhet ideja se nje fond ku tu jepet nga pak gjithe revistave eshte me ideale. Por ministri nuk degjon leshon idene e tij. Nuk mundemi te mbeshtesim te gjitha revistat qe jane ne treg. Krijoni nje te re Nje tjeter qe ngre doren lart tjeter gje kerkon prej ministrit duam para per librat Ndoshta ky referues rebele kishte te drejte ne kerkesen e tij sepse nje liste e servirur me sponsorizime librash nga ministria te le pa fjale per disa fenomene qe hasim disa duken qarte si botime jo strategjike shume emra dalin mbi tre-kater here te financuar nga ministria libra pa emra autoresh botime qe nuk justifikojne shumen e parave shifra te ekzagjeruara asnje prej librave me perjashtime nuk jane promovuar ne Ministri as ka folur kritika per to botime shkencore qe duhej te ishin sipermarrje te institucioneve universitare apo shkencore libra qe krijojne nje marredhenie konfliktuale financimi shtet me shtet etj. Statistika e paraqitur perfshin financimin e botimeve nga viti 2006-2011 me shifren totale 108 351 834 leke. Duhet te kete pare listen drejtori i Qendres Albanologjike Ardian Marashi i cili per fenomenet e mesiperme te listes se botimeve thote se ministria nuk duhet te mbuloje botuesit cfare garancie ka ministria kur financon keto botime
Ju kam thirrur vetem juve si krijues e studiues pa botuesit sepse ata shtypin ate qe ju krijoni - pergjigjet ministri per parate e librit. Nga fundi i tavolines njeri terheq vemendjen duke ngritur gishtin lart per te marre fjalen. Nje tjeter nxiton te flase per te treguar nje histori me Puken shembulli se si ministria luan rolin e donatorit.
Nje tjeter thote se ne Tirane jane dy librari te medha dhe se ministria duhet te luaje rol promovues. Kujtohet se kur u hodh ideja per ta kthyer Tajavanin ne librari politikanet kane qeshur
Si per ti vene fre perhumbjes se ketyre mendimeve nga qellimi i takimit dramaturgu Stefan Capaliku i cili ka bere politiken e librit si ish-drejtor i drejtorise se Librit ne fillim vitet 2000 thote E gjithe politika duhet te jete drejt rritjes se shprehise se leximit publik. Ne sdime kush lexon sa lexon. Kjo behet shkak per ndertimin e nje politike libri ende nuk kemi kataloge te botimit te librave. Kete duhet ta beje Biblioteka Kombetare ose ministria eshte propozimi. Por drejtori i BK-se Aurel Plasari ka kundershtuar mendimin duke thene se nuk duan botuesit dhe se kjo eshte ceshtje e politikes se shtetit per te shperndare informacionin. Edhe per kete sugjerimi duhet te ngrihet nje fond per monitorimin e informacionit.
Konsiderohet nje moment delikat financimi dhe shperndarja e librave. Si duhet te nderhyrje shteti Hidhet nje mendim te financoje librari qe promovojne autoret Por nuk ka pergjigje se si duhet te mbeshteten shkrimtaret. Modeli teorik eshte bursa per shkrimtaret. Ndaj Bumci nuk nguron te hedhe prape fjalen njerezit qe kane nje projekt te vijne ne ministri Lejen per te folur e kerkon edhe shkrimtari Zija Cela mbeshtetur nga ministria per botimet e tij te fundit kujtime e roman i cili thote duhet te nxiten nismat private qe i shkon qeveris se djathte. Duhet nxitur leximi. Ne mund ta bejme kete edhe pa ministrine. Por ministria duhet te sherbeje financiarisht per leximin. Fundja me letersi nuk nxirret buka eshte gjysem zeri i shkrimtarit kur hedh pyetjen se sa para ka ministria per to Gjithe problemi per ta shtrire leximin jashte Tiranes dhe shkrimtaret te kene lexues me shumice i vjen perballe ironia e provincave se si autore te panjohur mesues shkollash botojne librat e tyre me tirazhe te medha dhe shesin cope per cope. Keto shihen si histori fshati qe nuk denoncohen me emra qe ne fakt nuk jane jo larg dhe nga unaza e Tiranes.
Ministri nderhyn Zonja Shehri fol Shefja e Departamentit te Letersise ne Universitetin e Tiranes i kthehet nxitjes se leximit duke propozuar se informacioni per leximin mund te merret permes nje studimi se cfare lexojne shqiptaret. Sugjeron se kjo mund te niset nga studentet si anketim qe do ti sherbeje ministrise per hartimin e politikave.
Me dyshimin se cfare librash financon Ministria leximet e detyruara jane problemi qe kur vjen puna te shkollat selektimi mbetet pa pergjigje nese nuk lexojne ne shkolle ku dreqin tjeter Eumlshte reagimi i Shehrit duke shkuar pas dhe nderhyrja e Tufes se leximit i jane mbyllur dyert. Ministri ishte shume dakord leshoi majen mbi letren e shenimeve dhe ktheu pergjigjen te behet menjehere projekti te dorezohet ne fillim te 2012-s per tu financuar. Ishte fjala per anketimin me studentet cfare ata lexojne.
Deri ne ate moment askush nuk permend modele apo pervoje perendimore se si dilet nga te tilla rrethana vicioze ku gjendet leximi ne Shqiperi. Ne te shumten kur sillen raste sugjerohen si dije personale gati ne megalomani dhe nuk trajtohen si propozime modelesh te mberthyer nga koka te kembet. Ne fjalen e tij shkrimtari Visar Zhiti sjell uren e Lanes ku sot shitet cdo dite ne te dy anet e saj libra te vjeter e te rinj te diktatures e demokracise... Prej ketej ngjan te jemi ne France dhe propozohet te ngrihen librari te vogla buze lumit te qelbur Nderhyn Marashi Librari eshte fjale e madhe po te quhen bukiniste Botuesi dhe perkthyesi Myftar Gjana i rikthehet bibliotekes duke kujtuar ngrehinen e Pallatit te Kultures katet mbi Biblioteken Kombetare ku 2/3 e godines prej 20 vitesh eshte leshuar me qira per biznese mjedise qe mund te kthehen ne salla leximi apo librari. E mbajti shenim edhe kete sugjerim ministri duke riperseritur pyetjen Kemi para po si ti perdorim tjeter per te nxitur leximin Fjala doli tek cmimet e letersise qe jep cdo vit ministria nje problematike si mine me sahat per shkrimtaret te pakenaqur me jurite cmime qe jepen me tarafe cmime per miq cmime pa kritere serioze... mjaft ankesa u depozituan por Bumci nuk dha asnje sinjal nese eshte menduar sivjet ne kete funddhjetor per kupat e letersise. Si sherbim politike e politikes dhe kjo per nxitjen dhe orientimin e lexuesit drejt librit. Po cfare ka ndodhur ne te vertete Ne treg cmimet e dhena nga ministria nuk ka reflektuar here sjane librat e here snjohin autorin me keq askush nuk shkruan per librat. Fjala doli te kritika letrare. Perkthyesi Amik Kasoruho thote se duhet nje organ i kritikes letrare. Zoti minister duhet nje cmim dhe per kritiken- thote Kasoruho dhe kjo arsye per nxitje te leximit. Nga kjo dege u propozua te shfrytezohen pergjate vitit ditet qe shenjojne librin si feste nje rast tjeter qe te kafshojne fondet e ministrise ose te gjenden menyra sportive te ketyre diteve per udhetimin e librit neper qytete.
Kjo ceshtje iku per ti hapur rrugen tjetres letersise se ndaluar. Tufa qe drejton Insitutin per Studime te Krimeve dhe Pasojave te Komunizmit sugjeron te ngrihet nje grup me njerez qe kane dije per autoret e ndaluar te evidentohen emra me aktivitet letrar dhe te botohen ne nje kolane. Ndryshe jane te humbur tha shkrimtari. Studiuesi Tonin Cobani shton Te behet kolane dhe te promovohen te njihen. Drejtori i QSA-se Marashi nderhyn se duhen politika qe cdo vit te botohen autore me doreshkrime. Dakord po si do botohen Tufa thote se per keta autore duhen fonde por jo ti botoje Ministria dhe se deri tani ne libra ska asnje autor te persekutuar qe eshte botuar. Alarmi i pare eshte se duhet nje liste emrash dhe cfare mund te behet del thjesht botimi i tyre. Dhe komentet per keta autore te ndaluar Zhitit tha se duhen bere nga shkrimtaret e burgut ku mbetet te dallohet se burgu seshte vlere letrare por autoret te behen pjese e letersise shqiptare.
Ne keta 100 vjet gati e gjithe letersia klasike shqiptare nuk ka tekst te stabilizuar nuk dihet vullneti i autorit nuk njihen doreshkrimet. Shteti duhet te financoje kete projekt jo si privat por duke ia deleguar institucioneve shteterore. Ky perfundim nxjerr thelbin e gjithe debatit ku per here te pare ndeshim letrat shqipe perballe pasigurise se ne te vertete ke po lexojme. Stabilizimi filologjik qe do te thote letersi e botuar ne menyre kritike ku hyn pothuaj e gjithe letersia shqipe duhet te haje debatin me te madh para se te mberrije libri te lexuesi. Por kjo doli ne fund si gjithmone ne zgjimin me vonese te vetedijes. Para se ministri te degjonte per bibliobus-in e diktatures per shqetesimin e cmimeve te shkrimtareve per hapesiren e te rinjve per leximet e sotme duket se problemi do mbetet gjithmone te rrenja ke po lexojme