'Zvërneci'/ Protestuesi para Kryeministrisë: Shqipëria është e jona, jo e disa maskarenjve

Mes thirrjeve kundër projektit të resortit në Zvërnec, protestuesit kanë vijuar të shprehin pakënaqësitë e tyre edhe ndaj politikave që, sipas tyre, cenojnë interesat kombëtare dhe pasuritë publike.
Gjatë protestës së mbajtur para Kryeministrisë, një i ri mbajti një fjalim me tone të forta, duke deklaruar se Shqipëria u përket qytetarëve dhe jo individëve që, sipas saj, synojnë të përfitojnë nga pasuritë e vendit.
“Shqipëria është e jona dhe jo e disa maskarenjve që duan ta shesin dhe ta copëtojnë për interesat e veta”, u shpreh ajo para të pranishmëve.
Lajmi kryesor:

