E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zvicer sulm me arme tre te vdekur

Të pakten tre persona humbën jetën dhe disa të tjerë u plagosën gjatë një sulmi me armë, në një fabrikë, pranë qytetit të Lucernës ne Zvicër.

Ngjarja ndodhi ne fabriken e perpunimit te drurit “Kronospan” ne qytetin e Menznau-t. Sic shkruan gazeta “Luzerner Cajtung”, mes viktimave eshte dhe atentatori ndersa shtate te tjere u plagosen”.  

Sipas gazetes, te shtenat u degjuan rreth ores 9 te mengjesit, ne barin e fabrikes. Tre helikoptere u drejtuan ne vendngjarje per te dhene ndihmen e pare. Zvicra eshte nje prej vendeve me shifrat me te larta te pronesise se armeve ne bote, por ku jane kryer shume pak krime me arme.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›