E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zvicra kufizon kuotat per emigrantet

Në Zvicër kanë hyrë në fuqi kuotat e caktuara nga qeveria për qytetarët e Bashkimit Evropian që mund të shkojnë atje për të punuar për një vit.

Zvicra, që nuk është vend anëtar i BE-së, deklaron se emigracioni ka arritur nivele të papranueshme, me të huajt që përbëjnë çerekun e popullsisë. Autoritetet zvicerane kanë arritur një sërë marrëveshjesh me BE-në për lëvizjen e lirë të qytetarëve, në këmbim të aksesit në tregjet evropiane. Komisioni Evropian ka paralajmëruar se hyrja në fuqi e kuotave mund të vërë në rrezik marrëdhëniet. Shumica e emigrantëve në Zvicër vijnë nga vende si Gjermania, Spanja, Portugalia dhe Italia. Korrespondentët e mediave ndërkombëtare deklarojnë se emigrantët portugezë që kërkojnë punë do të preken më shumë nga skema e re. E dërguara e BBC në Gjenevë thotë se Zvicra nuk duhet të ankohet shumë. Ajo ka një kuotë papunësie më pak se 3 për qind, një rritje ekonomike më të lartë se parashikimet dhe një monedhë të fuqishme në tregun valutor. Një deklaratë e fundit e qeverisë thotë se numri i personave në ardhje në vend ka tejkaluar numrin e atyre që largohen me 80 mijë njësi në vitet e fundit. Qeveria zvicerane është nën presion politik nga të dyja krahët, e majta dhe e djathta, që deklarojnë se emigracioni ka arritur nivele të papranueshme. / Top Channel

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›