E Diel, 1 Nëntor 2026

Zvicra pezullon lëshimin e licencave për eksportin e armëve në SHBA

Zvicra ka njoftuar se nuk do t’u lëshojë licenca kompanive për të eksportuar armë në Shtetet e Bashkuara për shkak të sulmeve të vazhdueshme ndaj Iranit, duke përmendur politikën e saj të neutralitetit.

“Eksporti i materialeve luftarake në vendet e përfshira në një konflikt të armatosur ndërkombëtar me Iranin nuk mund të autorizohet gjatë kohëzgjatjes së konfliktit”, tha qeveria zvicerane në një deklaratë. 

Në deklaratë shtohej se eksporti i materialeve të luftës në SHBA nuk mund të miratohet në këtë kohë./abcnews.al

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›