Zvicra vazhdon të mbështes Kosovën

Zvicra ka mbështetur dhe vazhdon ta mbështes Kosovën në gjitha sferat, si në aspektin ekonomik ashtu edhe ne fuqizimin e demokracisë. Kështu deklaroi kryetarja e Parlamentit të Zvicrës Maja Graf e cila po qëndron për një vizitë në Kosovë.
Pas takimit me krytarin e Parlamentit të Kosovës, Jakup Krasniqi, të dy shprehen besimin se shumë shpejtë do të rregullohet çështja e pensioneve për kosovarët që punuan në Zvicër.
Kosova dhe Zvicra kanë marrëdhënie të shkqëlyera prandaj edhe bashkëpunimi në shumë fusha do të vazhdojë edhe në të ardhmen. Kështu u shpreh kryetarja e parlamentit të Zvicrës, Maja Graf e cila po qëndron për vizitë në vendin tonë.
Në një konferencë të përbashkët me kryetarin e Kuvendit të Kosovës Jakup Krasniqi, Graf u interesua për zhvillimet në Kosovë:
”Zvicra ka qenë njëra ndër vendet e para që ka njohur Republikën e Kosovës, prandaj kjo na jep më shumë përgjegjësi që ta përcjellim dhe mbështesim tranzicionin e vendit. Dhe atë me resurset tona njerëzore dhe financiare”, tha Graf.
Edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës Jakup Krasniqi ka vlerësuar lartë bashkëpunimin dhe marrëdhëniet me shtetin zvicran.
Ndër temat e prekura në takim ishte edhe çështja e pezullimit të pensioneve të kosovarëve që punuan në Zvicër. Kryeparlamentari Krasniqi beson se marrëveshja e radhës do të jetë zgjidhja e këtij problemi.
Delegacioni zviceran gjatë qëndrimit të Kosovë do të vizitojë edhe shumë nga projektet e realizuara në Kosovë./Indeksonline/