Zv.ministri Peka ne Slloveni Mbeshtetje per punen dhe forcimin e bashkepunimit nderkufitar

Avenir Peka gjate konferencave ne Slloveni
E enjte 3 mars 2011 NOA- Zevendes ministri i Brendshem Avenir Peka mori pjese per dy dite rresht ne konferencat e organizuara ne Slloveni ne kuader te Konventes se Bashkepunimit Policor ne Europen Juglindore.
Ne daten 28 mars 2011 ne takimin e 5-te te Komitetit te Ministrave te vendeve nenshkruese te Konventes se Bashkepunimit Policor pervec Ministrave te 8 vendeve anetare ne Konvente moren pjese si te ftuar edhe deputetja e PE-se Tanja Fajon si dhe Shefi i Njesise se Marredhenieve me Jashte dhe Zgjerimit ne Komisionin Europian Luigi Soreca.
Takimi i 5-te i Komitetit te Ministrave miratoi nje sere dokumentesh te rendesishem ne interes te implementimit te Konventes se Bashkepunimit Policor mes vendeve te Europes Juglindore pranoi kerkesen e Komisionit Europian per te angazhuar Sekretariatin e Konventes se Bashkepunimit Policor mes vendeve te Europes Juglindore krahas aktoreve te tjere ne procesin e monitorimit te situates pas liberalizimit te vizave per vendet e rajonit si dhe miratoi platformen e mekanizmit monitorues te Sekretariatit.
Ne fjalen e tij Zevendesministri Peka theksoi se ne interes te monitorimit te procesit pas liberalizimit te vizave Shqiperia ka ngritur nje mekanizem te brendshem monitorimi dhe se eshte e gatshme te shkembeje te dhena dhe analiza mbi vleresimin e ketij procesi.
Perfaqesuesi i Komisionit Europian Soreca theksoi nevojen e bashkepunimit mes vendeve te rajonit me ato te BE-se duke e konsideruar kete proces shume te rendesishem si dhe rolin e Sekretariatit te Konventes si nje domosdoshmeri qe vendet e rajonit te kene zerin e tyre ne kete proces nepermjet ketij Sekretariati.
Eurodeputetja Fajon ne fjalen e saj drejtuar Ministrave te Brendshem vleresoi masat e marra nga vendet per te monitoruar procesin si dhe prezantoi si prioritet te Parlamentit Europian liberalizimin e vizave me Kosoven.
Ne Konferencen e 2-te te zhvilluar pasditen e dates 28 Shkurt 2011 Ministrat e Brendshem te vendeve anetare te Konventes miratuan iniciativen e Sllovenise per Ngritjen e Grupit te Perbashket te Hetimit mes vendeve anetare te Konventes dhe ne fund nenshkruan nje memorandum mirekuptimi nepermjet te cilit u miratua fillimi i nje projekti te posacem financuar nga BE dhe implementuar nga Sllovenia e Bullgaria ne bashkepunim me vendet e anetare ne Konvente me ane te cilit vendet anetare ne Konvente do te krijojne nje platforme te perbashket te hetimeve te perbashketa per te gjitha fushat e Konventes.
Ne fjalen e tij ne kete Konference zv.ministri Peka theksoi rendesine e ketij projekti dhe garantoi se Shqiperia do te angazhoje te gjitha resurset e saj me qellim implementimin me sukses ne praktike te hetimeve te perbashketa me vendet e tjera.
Ne daten 1 mars 2011 u zhvillua konferenca e 8-te e Ministrave te Brendshem te vendeve te rajonit te Europes Juglindore Mbi sigurine e kufijve dhe bashkepunimin nderkufitar organizuar nga DCAF dhe Ministria e Brendshme e Sllovenise.
Zv.ministri Peka pas fjales pershendetese ne sesionin e hapjes se Konferences ne cilesine e vendit ne te cilin ishte zhvilluar Konferenca paraardhese ajo e 7-te ne dy sesionet e kesaj konference prezantoi progresin e Shqiperise ne fushen e sigurise kufitare per vitin 2010 duke iu referuar rolit te ketij progresi ne procesin e liberalizimit te vizave per shtetasit shqiptare si dhe gjithashtu paraqiti objektivat dhe qendrimin e Ministrise se Brendshme per te ardhmen mbi nevojen dhe gatishmerine per te rritur e forcuar me tej bashkepunimin nderkufitar me vendet fqinje dhe ato te rajonit.
Ne fund Ministrat nenshkruan nje deklarate te perbashket me ane te te cilit synojne forcimin e bashkepunimit nderkufitar ne rajon si dhe nje program aktivitetesh te perbashketa me ane te te cilit do te permbushen objektivat e percaktuar ne deklarate per vitin 2011.
a.y/NOA
Lajme te ngjashmePorta e BE e mbyllur per BallkaninFajon Vizat mund te aplikohen serish LidhjeKomisionin Europian Konventes se Bashkepunimit Policor ne Europen Juglindore Luigi Soreca Mbi sigurine e kufijve dhe bashkepunimin nderkufitar nenshkruan Slloveni Tanja Fajon Zevendes ministri i Brendshem Avenir Peka