E Martë, 3 Nëntor 2026

Zv/presidenti i Parlamentit Evropian, dënon dhunën e policisë ndaj protestuesve në Tiranë

Zv/presidenti i Parlamentit Evropian, Niku Stefanuta, ka reaguar për ngjarjet e protestës së zhvilluar në Tiranë, duke dënuar dhunën e ushtruar nga policia ndaj protestuesve.

Përmes një postimi në Instagram, Stefanuta ka publikuar pamje nga përplasjet gjatë protestës, ndërsa e ka cilësuar të papranueshme dhunën e ushtruar ndaj qytetarëve.

“Dhuna e policisë ndaj protestuesve është e papranueshme”, shkruan zv/presidenti i Parlamentit Evropian në reagimin e tij, duke shoqëruar mesazhin me video nga momentet e tensionit në kryeqytet.

Reagimi i Stefanutës vjen pas përplasjeve mes protestuesve dhe forcave të policisë gjatë protestës së fundit në Tiranë, ngjarje që ka ngjallur reagime edhe në arenën ndërkombëtare.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›