E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zv/presidenti i Venezueles Lutemi per Chavez

Presidenti i Venezuelës, Hugo Chavez, përballet me një rikuperim “kompleks dhe të vështirë” pas një operacioni për heqjen e një tumori.

Kështu deklaroi zëvendëspresidenti Nicolas Maduro, i përcaktuar nga Chavez si pasardhësi i tij.

“Operacioni i fundit i presidentit ishte delikat. Të gjithë duhet të lutemi për të”, deklaroi Maduro.

Përpara nisjes për në Kubë, 58-vjeçari Chavez pranoi se sëmundja e tij tashmë është “serioze” dhe se shanset për mbijetesë nuk janë të sigurta.

Njeriu që drejton Venezuelën që prej vitit 1998 u operua më parë gjatë javës në Havana, pasi një tumor për të cilin u deklarua i shëruar në verë u rishfaq në trupin e presidentit.

Ky është operacioni i katërt të cilin 58-vjeçari i nënshtrohet, ndërsa gjendja e tij e vërtetë shëndetësore është mbajtur gjithmonë sekret për mediat.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›