E Diel, 1 Nëntor 2026

Zylyftar Bregu për protestat: Mungon lidershipi për t’i kthyer në formacion politik

Analisti dhe gazetari Zylyftar Bregu, i ftuar në emisionin “3D” me gazetarin Alban Dudushi, ka komentuar mbi situatën e protestave të fundit, duke theksuar se problemi kryesor nuk është vështirësia e organizimit, por mungesa e lidershipit që mund ta shndërrojë këtë lëvizje në një formacion politik.

“Në këtë situatë që është protesta me sa kam ndjekur, është mungesa e dëshirës për të nxjerrë një lidership dhe për ta kthyer këtë lëvizje politike në një formacion politik,” – u shpreh Bregu.

Ai shtoi se kërkesat e protestuesve artikulohen çdo ditë nga individë të ndryshëm, por mungon një strukturë e qartë që t’i përmbledhë ato në një platformë politike.

“Kërkesat janë të artikuluara çdo ditë nga njerëz të ndryshëm në protestë, por sikurse e thatë ju, që në ditën e tretë apo ditën e katërt janë artikuluar disa. Protesta, derisa është e qëndrueshme, e vazhdueshme, mund ta konsiderojmë këtë si një evoluim,” – tha ai.

Sipas tij, vazhdimësia e protestës është një tregues i rëndësishëm, por pa një lidership të konsoliduar dhe pa një vizion politik, ajo mbetet thjesht një reagim qytetar dhe jo një lëvizje e organizuar.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›