E Diel, 1 Nëntor 2026

Zyrtare / Shqipëria miqësore më 6 qershor në “Air Albania”. Ja kundërshtari

Qershori do të rikthejë emocionet kuqezi në Shqipëri, pasi Kombëtarja do të zbresë në fushë për ndeshje miqësore.

Departamenti i Komunikimit në Federatën Shqiptare të Futbollit bën me dije se është arritur marrëveshja për të zhvilluar një ndeshje miqësore me Kombëtaren e Luksemburgut.

Ndeshja do të zhvillohet më 6 qershor, në orën 20:00, në stadiumin “Air Albania” të Tiranës.

Ndërkohë, në vijim pritet të konfirmohet edhe një ndeshje tjetër miqësore që do t’u japë mundësinë tifozëve shqiptarë të shohin përsëri në aksion skuadrën e zemrës.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›