Zyrtare: Benitez trajner i Interit

Interi ka konfirmuar zyrtarisht se Rafael Benitez është trajneri i ri deri më 30 qershor 2012.
"Interi mirëpret Rafa Benitezin. Këtë mëngjes, me kënaqësi reciproke, është arritur marrëveshja për një kontratë dyvjeçare që do ta mbajë trajnerin spanjoll të lidhur me klubin deri më 30 qershor 2012. Të martën më 15 qershor 2010, në ora 12:00, Rafael Benitez do t'i prezantohet shtypit në qendrën stërvitore Angelo Moratti", shkruan në komunikatën e lëshuar në faqen zyrtare të Interit.
Benitez zëvendëson kështu Hose Mourinjon në postin e trajnerit të Interit, ndërsa trajneri spanjoll do të ketë presionin për të ripërsëritur suksesin e portugezit.