Zyrtare, Gatuzo është komisari i ri teknik i Italisë

Federata Italiane e Futbollit ka zyrtarizuar para pak çastesh “Rino” Gatuzon në postin e komisarit teknik të Italisë. Ish-mesfushori i Milanit ka pranuar detyrën e re dhe do të jetë pasuesi i Luçano Spaletit.
Gatuzo do të bëjë debutimin në pankinën e Italisë më 5 shtator në “Gewiss Stadium” të Bergamos ku katër herë kampionët e botës do të presin Estoninë, një ndeshje kjo e vlefshme për Eliminatoret e Kupës së Botës 2026.