Zyrtare, Grilish bashkohet me Mançester Sitin

Jack Grealish mbërrin zyrtarisht tek Manchester City. Ishte klubi kampion anglez që e komunikoi këtë duke informuar se mesfushori 25-vjeçar i kombëtares angleze (i cili do të vesh fanellën me numrin 10) ka nënshkruar një kontratë gjashtëvjeçare. Klubi nuk i zbulon shifrat e transaksionit, por sipas shtypit anglez, City do të paguajë 100 milionë paund në arkën e Aston Villas, e barabartë me rreth 117 milionë euro.
“Jam jashtëzakonisht i lumtur që jam bashkuar me Manchester City – fjalët e para të Grealish -. City është ekipi më i mirë në vend me një menaxher që konsiderohet më i miri në botë: të jesh pjesë e këtij klubi është një ëndërr e realizuar”.
“Në 10 sezonet e fundit ata kanë fituar vazhdimisht trofe të rëndësishëm. Ardhja e Pep i ka çuar në nivelin më të lartë dhe futbolli që luan kjo skuadër është më emocionuesi në Europë. Të luash për Guardiolën dhe të mësosh prej tij do të jetë e veçantë, diçka që çdo futbollist do të donte. Ambjentet janë fantastike dhe sinqerisht mezi pres të takoj të gjithë shokët e mi të rinj dhe të filloj të luaj “.