Zyrtare: Mallorca prezanton Marash Kumbullën

Mbrojtësi i kombëtares shqiptare Marash Kumbulla është zyrtarisht lojtar i Mallorcës. Klubi spanjoll e njoftoi lajmin në një deklaratë në faqen e tyre zyrtare të internetit:
“Marash Kumbulla është një lojtar i ri për RCD Mallorcën. Mbrojtësi 25-vjeçar mbërrin në huazim deri në fund të sezonit nga AS Roma. Kumbulla është shtetas shqiptar dhe luan për kombëtaren e Shqipërisë (24 ndeshje).
Sezonin e kaluar, nënshkrimi i fundit i RCD Mallorcës luajti 36 ndeshje në huazim te RCD Espanyol, duke përfshirë ndeshje të La Ligës dhe Kupës së Mbretit. Më parë, Kumbulla luajti edhe për klube italiane si Hellas Verona dhe Sassuolo”, shkruhet në njoftimin e klubit.