E Diel, 1 Nëntor 2026

Zyrtare/ Manchester United merr Tielemans nga Aston Villa, firmos deri në 2031-shin

Manchester United ka zyrtarizuar blerjen e Youri Tielemans nga Aston Villa. Mesfushori belg ka firmosur një kontratë deri në qershor të 2031-shit me “Djajtë e kuq”.

Tielemans, i cili numëron 90 ndeshje me kombëtaren e Belgjikës, është kthyer nga Botërori amerikan, ku ishte edhe kapiten i skuasdrës, pas eliminimit në çerekfinale. Sezonin e kaluar ka dhënë 7 asiste tek Aston Villa dhe ka kontribuuar për fitimin e Uefa Europa League, duke shënuar golin e avantazhit në finalen kundër Frajburgut.

Mes sulmuesve dhe mesfushorëve, Tielemans ka qenë lojtari me numrin më të lartë të pasimeve në thellësi. Po ashtu, ai renditet i dyti për numrin e pasimeve vendimtare nën presion.

Tielemans ka deklaruar: “Është e vështirë ta përshkruaj sa krenar ndihem që po bashkohem me Manchester United. Të firmosësh për një klub kaq special është një ndjenjë e pabesueshme, është kurorëzimi i shumë viteve punë, që kur jam dashuruar me futbollin”.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›