E Diel, 1 Nëntor 2026

Zyrtare: Raffaele Palladino është trajneri i ri i Atalantës

Raffaele Palladino është bërë zyrtarisht trajneri i ri i Atalantës, duke zëvendësuar Ivan Juriçin e shkarkuar. Palladino ka nënshkruar një kontratë deri më 30 qershor 2027 me skuadrën zikaltër.

Trajnerit të ri i janë bashkuar edhe gjashtë anëtarë të rinj të stafit, përfshirë asistentin Stefano Citterio. Palladino do të debutojë me Atalantën të shtunën, më 22 nëntor, kundër Napolit në stadiumin Maradona.

“Atalanta BC ka kënaqësinë të njoftojë se roli i drejtuesit teknik të Ekipit të Parë i është besuar Raffaele Palladinos, trajnerit 41-vjeçar i cili ka koleksionuar në karrierë si trajner 126 ndeshje në elitën e futbollit italian, nga të cilët 73 me Monzën dhe 53 me Fiorentinën”, shkruhet në njoftimin e klubit zikaltër.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›